HomeFUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEZbardhet formacioni i Vllaznisë. Ja 11-shja që do tentojë kualifikimin ndaj Fortunës

Zbardhet formacioni i Vllaznisë. Ja 11-shja që do tentojë kualifikimin ndaj Fortunës

Vllaznia do te luaje pasditen e sotme ndeshjen e kthimit te turit te dyte te “Uefa Women’s Champions League”, ate ndaj ekipit danez Fortuna. Nderkohe ekipi shkodran ka zbardhur edhe formacionin qe do ta nise takimin nga minuta e pare ne “Nord Energi Arena”.

Ne porte do te jete amerikania Etzel ndersa ne mbrojtje do te luaje Gjini nga e djathta dhe Maliqi ne te majte ndersa ne qender te ketij reparti do te luaje dyshja Bajraktari- Swenson.

Ne mesfushe sakaq do te luaje kapitenia Franja e cila do te kete perkrah edhe Dauzat, Eberhardy dhe Prott ndersa ne sulm do te luaje dyshja e perbere nga Megi Doçi dhe amerikania Amanda Doyle.

Ne stolin e rezervave nderkohe do te jete portieria Raxhimi e me pas Leba, Lufo, Piranaj, Mustafaj, Popoviç dhe Shega. Ekipi kuqeblu eshte pergatitur siç duhet per te bere nje prezantim dinjitoz ne ndeshjen qe do te startoje ne oren 18.00.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments