Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAkuzon Ilir Daja, 'lojtarët nuk bindën ndaj Vllaznisë'

Akuzon Ilir Daja, ‘lojtarët nuk bindën ndaj Vllaznisë’

Në Korçë ende nuk janë mësuar me këtë situatë të re. Prej shumë vitesh pretendentë kryesorë për titull dhe një ekip model duke u shpallur rradhazi kampion të Shqipërisë.

Denimi nga UEFA dhe mospjesëmarrja në kupat e Europës, kanë sjellë një realitet të ri. Ekip me moshë të re mesatare dhe jo shumë “yje” kanë shtuar telashet për stafin teknik. Tekniku Ilir Daja nuk e ka të thjeshtë të ngrejë moralin e korçarëvë.

Në takimin e fundjavës ekipi pësoi një humbje 4-0 në transfertë ndaj Vllaznisë, gjë që nuk u prit mirë nga drejtuesit. Daja ka shtuar se pikërisht kjo humbje ishte më e keqja në karrierën e tij si trajner dhe se lojtarët titullarë duhet të marrin më shumë përgjegjëi mbi shpinë. Më shumë se rezultati, shqetëson loja e juglindorëve.

Pas gjashtë javësh Skënderbeu ndodhet në vendin e shtatë , me nëntë pikë të grumbulluara. Ndeshja e radhës është në shtëpi ndaj Luftëtarit./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments