HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGjysëm ore lojë në Laç, ende barazim mes kurbinasve dhe kuqebluve.

Gjysëm ore lojë në Laç, ende barazim mes kurbinasve dhe kuqebluve.

Gjysem ore loje ne Laç dhe ende barazim ne mes Laçit dhe Vllaznise por me kalimin e minutave, loja ka marre me shume emocione dhe nuk mungojne edhe rastet.

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me disa ndryshime ne formacion teksa surprize ka qene ndoshta ulja ne stol e Walusimbit dhe po ashtu edhe mosaktivizimi i Krujes. Ne vend te tyre ka preferuar kete here Bardullen e Ristevskin.

Nje formacion i kujdesshem i ndertuar nga trajneri Jonuz per t’u mbrojtur me shume forca dhe per te shfrytezuar kundersulmin e shpejte me ane te Shtubines e Likes.

Ne minutat e para ka qene Laçi me kerkues megjithate i kane munguar gjuajtjet ne drejtim te portes se Sherrit. Por nderkohe pas nje kunderzbritje te bukur te Likes, Gurishta ne minuten e 16-te me nje gjuajtje tokazi ka rrezikuar seriozisht porten vendase duke qene shume prane golit.

Ne minuten e 28-te ka qene braziliani Teko qe provoi me te majten e tij por topi perfundoi mbi traverse.

Laçi- Vllaznia 0-0

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Ristevksi, Malota, Shehi, Marku, Krymi, Ramadani, Bardulla, Shtubina, Lika. Trajner: Mirsad Jonuz

Gjyqtarë: Philip Faruggia, Paul Apap, Ivan Galea (Malte)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments