Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBayern zgjedh pasardhësin e Kovaç, BILD zbulon prapaskenat me trajnerin e njohur

Bayern zgjedh pasardhësin e Kovaç, BILD zbulon prapaskenat me trajnerin e njohur

Bayern Munchen shkarkoi vetëm pak ditë më parë trajnerin Niko Kovaç. Vendimi drastik i bavarezëve erdhi si pasojë e rezultateve jo të mira dhe kryesisht nga humbja e fundit 5-1 ndaj Frankfurt.

Bavarezët janë hedhur menjëherë në sulm, duke kërkuar për trajnerin e ri që do të drejtojë kampionët e Gjermanisë.

Mëngjesin e sotëm raportohet se drejtuesit e Bayern janë në bisedime të avancuara me Arsene Venger. Sipas prestigjozes “Bild”, ish trajneri i Arsenal për afro dy dekada ka më shumë mundësi të ulet në stolin e ekipit nga Mynihu.

Ai është në bisedime të avancuara me bavarezët dhe pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet në timonin e ekipit. Të shumtë janë emrat e përfolur, nga Mourinho, Allegri dhe Pochetino.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments