Vllaznia ka mbyllur sot një tjetër seancë stërvitore, të parafundit në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme me Tiranën dhe tashmë ekipi thuajse është gati për ta përballuar si duhet atë.

Trajneri Jonuz dhe ndihmësit e tij Osja e Lekiqi, kanë menduar natyrisht edhe për formacionin që do të hedhin në fushë për këtë përballje.

Kështu, në portë do të jetë Sherri ndërsa në të djathtë të mbrojtjes kthehet Gurishta që sëbashku me Shehin, Malotën dhe Ualusimbin do të formojnë katërshen e mbrojtjes.

Para tyre do të jetë treshja e mesfushës e përbërë nga Krymi- Ramadani dhe Marku. Në sulm ndërkohë do të jenë Lika, Shtubina dhe Hygor. Ky i fundit pritet të rikthehet në formacionin e kuqebluve për këtë ndeshje dhe padyshim që ky është një lajm i mirë.

Skuadra shkodrane do të tentojë të marrë pikë në këtë ndeshje sepse i duhet të kalojë momentin jo të mirë në të cilin ndodhet aktualisht të krijuar pas dy humbjeve të fundit.

Padyshim që nuk do të jetë e lehtë sepse Tirana është një ekip pretendent dhe për më tepër, i ka shkaktuar humbjen edhe brenda në Shkodër.
© shkodrasport.com