Lehtësitë e parashikuara për sportin në paketën fiskale 2020 do të ndihen si në xhepin e atletëve, ashtu edhe në bilancet e sponsorëve. Eksperti kontabël Sotiraq Dhamo shpjegon se sa do të kursejnë sportistët kur përfitojnë premio nga shteti.

“Në qoftë se shteti i jep sportistit 100 mijë lek, lekët do t’ i shkojnë drejtpërdrejtë në xhep. Deri më tani, me të njëjtën shumë, sportisti merrte 85 mijë lekë, pjesa tjetër mbahej në formën e tatimit, Pra Shteti heq dorë nga 15% i shpërblimit, që jepet nga buxheti i shtetit”, sqaron Dhamo.

Për sponsorët e ekipeve sportive, paketa parashikon rritjen e shumës që shteti njeh si shpenzim të zbritshëm nga fitimi. Por si përkthehet kjo në favor të biznesit?

Ndryshimet mbi sponsorizimit

“Në qoftë se biznesi ka një fitim 100 milionë, shteti i thotë se të njihet si tatim i zbritshëm jo më 3%, por 9%, pra 1 milion e 350 mijë lekë që është 15% i tatim fitimit nuk e paguan sponsorizuesi, pra në qoftë se jepen 3 milionë sponsorizim, kosto reale llogaritet me 1 milionë e 350 mijë më pak, që ai nuk i paguan realisht”, vijon eksperti kontabël.

Sipas ekspertit, më të fituarit nga këto ndryshime janë kompanitë që mbështesin aktualisht sportin, por lehtësitë e bëjnë sponsorizimin tërheqës edhe për kompanitë e tjera të mëdha./a2news/