HomeFUTBOLLFushatë për donacione pas tërmetit në Shqipëri, presidenti Duka takohet gjatë shortit...

Fushatë për donacione pas tërmetit në Shqipëri, presidenti Duka takohet gjatë shortit për Europianin me…

Nismën për të mbledhur sa më shumë donacione për situatën në Shqipëri pas tërmetit, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka çuar deri në ceremoninë e Bukureshtit në Rumani, që u mbajt për hedhjen e shortit të grupeve të Europianit.

Siç shkruan faqja e FSHF-së, presidenti Duka ka biseduar nga afër me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin lidhur me situatën e emergjente në Shqipëri dhe i ka kërkuar mbështetjen e institucionit më të lartë të futbollit evropian. Kjo temë është diskutuar edhe me këshillëtarin e lartë të UEFA-s, ish-futbollistin legjendar portugez, Luis Figo.

Presidenti Duka ka takuar disa nga homologët e tij, Presidentë të Federatave të vendeve evropiane dhe u ka kërkuar mbështetjen e tyre. Ata kanë marrë përsipër si hap të parë të shpërndajnë thirrjen për ndihmë të Shqipërisë në vendet e tyre.

POSTIMI I FSHF

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka e ka përdorur pjesëmarrjen në ceremoninë e hedhjes së shorteut të Euro2020, për të siguruar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti.

Presidenti Duka, ka biseduar nga afër me Presidentin e UEFA-s Ceferin lidhur me situatën e emergjente në Shqipëri dhe i ka kërkuar mbështetjen e institucionit më të lartë të futbollit evropian. Kjo temë është diskutuar edhe me këshillëtarin e lartë të UEFA-s, ish-futbollistin legjendar portugez, Luis Figo.

Presidenti Duka ka takuar disa nga homologët e tij, Presidentë të Federatave të vendeve evropiane dhe u ka kërkuar mbështetjen e tyre. Ata kanë marrë përsipër si hap të parë të shpërndajnë thirrjen për ndihmë të Shqipërisë në vendet e tyre.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments