FAQJA E PARE KRYESOREOpinion nga Xhevdet Zekaj/ Mirënjohje për Lazër Matijën, respekt për kontributin dhe...

Opinion nga Xhevdet Zekaj/ Mirënjohje për Lazër Matijën, respekt për kontributin dhe traditën

Urime z. Armir Grima, kryetarit të ri të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodran! I uroj suksese në detyrën e re dhe mbarësi në punën për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shkodran.

Armir Grima do ja dalësh kampion!

Takimi në Bashkinë e Shkodrës, me kryebashkiakun z. Benet Beci, ishte një rast i mirë për të vlerësuar drejtimin e ri dhe për të folur për të ardhmen e futbollit të zonës. Megjithatë, do të kishte qenë bukur që në këtë takim të ishte i pranishëm edhe Lazër Matija, ish-kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodran, si një shenjë respekti për kontributin e tij ndër vite.

Lazër Matija ka dhënë një kontribut të rëndësishëm institucional, profesional dhe sportiv, si në drejtimin e futbollit të zonës, ashtu edhe në zhvillimin dhe mbështetjen e futbollit të femrave. Përkushtimi dhe puna e tij janë pjesë e rrugëtimit të futbollit shkodran dhe meritojnë të kujtohen e të vlerësohen.

Jam i bindur se z. Benet Beci e vlerëson rëndësinë e njerëzve që kanë kontribuar për sportin dhe se respekti për ta është një vlerë që na bashkon të gjithëve, por ndryshimi i drejtuesve është pjesë e jetës institucionale, por ruajtja e kujtesës dhe vlerësimi i kontributeve të mëparshme janë po aq të rëndësishme për të ardhmen, aq më shumë kur flitet për kontributin e Lazër Matisë dhe familjes së tij.

Nuk ndërtohet e ardhmja pa vlerësuar të shkuarën dhe këtë duhet ta respektoje zoti Benet, sepse Grima e di se si do të shfrytëzoj miqësinë e përvojnë e Lazrit.

Lazri do të kujtohet për bashkëpunimin e suksesshëm me Zotin Armand Duka dhe FSHF për një periudhë shumë të gjatë.

Urime edhe një herë z. Armir Grima për detyrën e re, me dëshirën që përvoja, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë të jenë themele të forta për zhvillimin e futbollit shkodran.

Mirënjohje dhe respekt për Lazër Matijën!

Sepse postet ndryshojnë, por kontributi i dhënë me përkushtim mbetet pjesë e historisë së sportit tonë.

Lazër Matija 13 herë kampion me vajzat shkodrane, trofe pafund dhe kualifike në Champions për vajza!

Respekte Lazër Matija!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments