Pep Guardiola pa ekipin e tij të triumfonte ndaj Burnley me rezultatin 1-4, ndërkohë që më pas doli në konferencë dhe foli për shumë çështje.

Në një moment ai u ngatërrua dhe përmendi gjermanët e Bayern Munich, çka shkaktoi të qeshura në sallë.

“Dhe mendoj se Bayern Munich…”, u shpreh Pep, i cili goditi veten dhe shtoi: “Bayern Munich, çfarë dreqin thashë!.

Nuk e di se çfarë mendova”. Lapsusi i spanjollit, sigurisht që po bën xhiron e internetit. /abcnews/