HomeKRYESOREReal Madrid do të luajë ne fanellat e gjelbra në shtëpi, ja...

Real Madrid do të luajë ne fanellat e gjelbra në shtëpi, ja shkaku

Real Madrid pret sot në shtëpi Espanyolin, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 16-të në La Liga.

Madrilenët do të kërkojnë me patjetër fitoren për të ruajtur hapin e Barcelonës, e cila do të luaj në mbrëmje ndaj Mallorcas.

Por duke shkelur traditën, “Los Blancos” nuk do të veshë fanellat e bardha. Sot në “Bernabeu” ata do të paraqiten me fanellat e gjelbra.

Madrilenët kanë zgjedhur të veshin fanellat e gjelbra si akt solidariteti me lëvizjen e ndryshimit të klimës, pasi në kryeqyteti spanjoll do të zhvillohet samiti i KB ‘COP 25’ për ndryshimin e klimës, e cila fillon ditën e sotme dhe zgjasë deri më 13 dhjetor.

Kjo iniciativë është pjesë e mbështetjes së klubit për inciativën e Castellana Verde dhe është në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Nuk është hera e parë që Real Madrid kanë treguar mbështetje për shkaqet mjedisore. Në verë, klubi ka prezantuar një fanellë të krijuar me 100 për qind riciklime të plastikave të oqeanit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments