Ndryshimet qe ka pesuar pankina shkodrane shoqeruar me largimin e Mirel Joses dhe zevendesimin e tij me Auron Milotin, ka sjelle nderkohe edhe zera qe Rudi Vata mund te jete pjese e stafit te Vllaznise, por duke mos saktesuar ndonje pozicion te mundshem.

Nje gje e tille mbase ka ardhur ngaqe ish- kapiteni i kombetares shqiptare eshte pare shpesh keto kohet e fundit prane stafit te Vllaznise. Nje pyetje e tille i eshte drejtuar mbremjen e sotme vete presidentit Alban Xhaferi ne emisionin “Sport Show” dhe pergjigja e tij ka qene e tille:

“Vllaznia e ka tashme trajnerin e saj qe eshte Auron Miloti dhe po ashtu edhe drejtorin qe do te jete Vioresin Sinani. Une kam nje respekt te veçante per Rudin sepse ai eshte nje emer i madh i futbollit shkodran dhe shqiptar.

Eshte shkodrani i joni, eshte dashamires gjithashtu, kam kontakte te vazhdueshme me te. Kemi ndenjur, kemi biseduar herepashere dhe ai na ka dhane ato keshillat e veta, por nuk eshte se kemi patur ndonje konkrete per me tej.

Ne jemi shume te fokusuar ta mbyllim kampionatin me sukses njehere e pastaj te mendojme per te ardhmen. Une e respektoj Rudi Vaten shume, por siç thashe, per momentin fokusi jone eshte i perqendruar tek kampionati aktual”./SHKODRA-SPORT.COM/