Vllaznia do te luaje neser ne oren 18:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Laçit ndeshjen e rradhes per kampionat dhe padyshim qe ne kampin shkodran ka besim dhe entuziasem per nje fitore te mundshme.

Kuptohet qe per stafin teknik ka nje problem te krijuar tashme, ai i mungeses se mesfushorit Ardit Krymi i cili eshte pezulluar nga Komisioni i Disiplines per dy ndeshje pas kartonit te kuq qe mori ne ndeshjen me Partizanin.

Sot trajneri Brdariç ne konferencen per shtyp i pyetur se kush do ta zevendesonte Krymin beri te ditur se mund te kishte edhe ndonje surprize, por pa preferuar te thote me shume ne lidhje me kete gje.

Nuk perjashtohet mundesia qe ne vend te Krymit te luaje malazezi i ardhur ne merkaton e janarit Milos Kaleziç. Ai luan ne rolin e mesfushorit te qendres dhe stafi duket se ka besim tek ai. Ideja eshte qe Jonuz te kthehet ne pozicionin e Krymit dhe Kaleziç te luaje pak me perpara bashke me Markun.

Megjithate ky eshte vetem nje opsion sepse nje tjeter eshte qe te luaje Kruja. E rendesishme eshte qe me ardhjet e reja nga merkatoja, trajneri Brdariç tashme ka me shume alternativa ne dispozicion per ndertimin e formacionit dhe pavaresisht fakti se kush do te luaje, objektivi padyshim qe do te jete fitorja./SHKODRA-SPORT.COM/