Ka nisur prej pak ditesh ne Shkoder turneu i tenisit “Rozafa Tenis Cup”. Nje turne i cili eshte i pari i ketij lloji qe zhvillohet jo vetem ne Shkoder, por ne mbare rajonin dhe e veçanta e tij eshte se ai eshte “free”, qe do te thote se ndryshe nga te gjithe turnete e tjere, ketu per pjesmarrjen nuk paguhet asgje, madje per fituesit do te kete dhurata te konsiderueshme.

E gjitha kjo është arritur falë organizimit të shkëlqyer të dyshes Edi Pelinku- Alban Neziri të cilët përmes sponsorëve kanë arritur të bëjnë gjithçka në mënyrë perfekte.

Në edicionin e parë të “Rozafa Tenis Cup” marrin pjesë 16 tenistët më të mirë të Shkodrës. Bëhet fjalë për Edi Pelinku, Drit Hoxha, Rei Hoxha, Sokol Hoxha, Gresi Bajri, Visar Gruda, Hysen Zmijani, Elvis Bilali, Ardit Paçrami, Gert Meta, Gëzim Galiqi, Ditmir Boriçi, Juna Danja, Andi Bilali, Kejsi Lohja dhe Ana Tereza Guli.

Në fundjavën e kaluar janë luajtur ndeshjet e turit të parë dhe këto pjesmarrës janë ndeshur me njëri- tjetrin teksa tashmë janë përcaktuar edhe çerekfinaliste sipas shortit të mëposhtëm:

G. Meta- E. Bilali

S.Hoxha/ V. Gruda- E.Pelinku

D. Hoxha- A. Bilali

G. Bajri- J. Dani

Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen ditën e shtunë ndërsa të dielën do të luhen gjysmëfinalet dhe finalja e këtij edicioni të parë të “Rozafa Tenis Cup” e cila duhet marrë shembull për mënyrën e organizimit.