Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLA do vijë Roko Vata me Shqipërinë? Përgjigjet Ervin Bulku: Rudi Vata...

A do vijë Roko Vata me Shqipërinë? Përgjigjet Ervin Bulku: Rudi Vata ka deklaruar se…

Roko Vata, djali i ish-kapitenit të përfaqësueses shqiptare, Rudi Vatës, po shkëlqen me përfaqësueset e moshave të Irlandës dhe për shumëkënd, ka lindur pyetja nëse FSHF i ka bërë një ftesë apo jo mesfushorit të talentuar i cili edhe dje shënoi në eliminatoret e Europianit ndaj Bullgarisë.

Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje trajneri i Shqipërisë U17, Ervin Bulku, i cili në “SuperSport” ka argumentuar se ishte vetë djaloshi që kishte bërë zgjedhjen.

“Rudi Vata ka dalë e ka deklaruar se ‘djali im ndjehet irlandez’. Kështu që…”, ishin fjalët e Bulkut, duke mos konfirmuar gjithsesi nëse i është bërë apo jo një ftesë direkte Roko Vatës.

Ky i fundit, që në vitin e kaluar mund të kishte qenë nën drejtimin e Bulkut me përfaqësuesen U17, por luajti me atë të Irlandës, bashkë me dy shqiptarë të tjerë, Kevin Zefi dhe Justin Ferizaj, duke e ndihmuar që të kualifikohej në fazën e dytë të Europianit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments