Tek Vllaznia shume gjera nuk po shkojne ashtu si duhet dhe pas javes se shtate te kampionatit ajo ka arritur te grumbulloje vetem 10 pike, as gjysmen e pikeve te mundshme. Kuptohet shume pak per nje ekip pretendent. Ashtu siç ende nuk eshte e sigurte nese do te kualifikohet edhe ne kupe pasi e ka humbur ndeshjen e pare ndaj Flamurtarit.
Humbja e sotme ndaj Partizanit ka “djegur” shume. Skuadra ishte ne avantazh 1-0 ne pjesen e pare, por nuk ka arritur ta ruaje deri ne fund dhe ne perfundim ka qene skuadra mike e cila i eshte gezuar fitores 2-1, me te cilen ajo ruan kreun e renditjes.
Shumekush mendon se trajneri Josa nuk ka ndikimin e vet tek skuadra dhe per kete arsye ka edhe nga ata qe mendojne se drejtuesit duhet te marrin vendimin per ta larguar ate. Pikerisht per kete arsye, vete trajneri eshte pyetur ne konferencen e shtypit te pasndeshjes nese ndjehet i rrezikuar nga ndonje shkarkim i mundshem dhe ai eshte pergjigjur:
“Keshtu ju shkon ne mend ju (gazetareve, shen.i redaktorit)? Po te jete per te miren e skuadres, te gjitha gjerat rregullohen. Nuk eshte hera e pare qe mund te shkarkohet nje trajner. Kur merr nje pune persiper, mund te shkarkohesh ne nje vend dhe tengarkohesh ne nje vend tjeter.
Problemi eshte se neve nuk duhet te na shkoje mendja tek kjo gje dhe deri aty, por duhet ta kemi mendjen tek inisiativa per t’i rregulluar gjerat”./SHKODRA-SPORT.COM/