Trajneri i Tiranës Orges Shehi ka folur pas fitores së thellë kundër Bylisit. Ai u shpreh tepër i kënaqur për rezultatin dhe gjithashtu përgëzoi lojtarët e tij për formën e treguar.

“Është e vërtetë që fituam një ndeshje që e zgjidhëm shpejt dhe lojtarët u cliruan. Kam qenë gjatë gjithë kohës duke dhënë orientime pasi dua të jenë gjithmonë në formë. Ky kampionat është shumë i vështirë, Partizani dhe Vllaznia kanë shumë kualitet dhe do të jetë një luftë shumë e ashpër.

Jam shumë i kënaqur për rezultatin, kur ndeshja shkon në 3-0 atëherë është e komplikuar pasi sfida mund tët kthehet pas dhe kundërshtarët ta përmbysin sfidën. Ne jemi kërkues ndaj skuadrës dhe kërkonim të ishim vigjilentë dhe seriozë.

Ne jemi të kënaqur, përgëzoj Hilën pasi stërvitet me pasion dhe po bën shumë mirë, e ka merituar vendin dhe besimin e dhënë.

Nuk kemi pse ndryshojmë mo0dulin e lojës, do të hidhen në fushë ata që janë në gjendje më të mirë. Kemi mësuar nga gabimet, jemi të kënaqur nga mesfushorët që kemi.

Patrik është një lojtar që kërkon të përshtatet, ka ndryshuar manovra dhe në sulm dhe po shfaqet gjithmomë para portës dhe të jetë i rrezikshëm”, u shpreh Shehi në një prononcim për “Oversport”.