Tirana ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 Bylisin në sfidën e javës së 17-të të Superiores, duke marrë kreun e kampionatit.

Sfida u zhbllokua shumë shpejt me Hasanin i cili realizoi golin e parë nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas goli i dytë erdhi nga braziliani Patrik në minutën e 27’. Në minutën e 30’ ai shënoi sërish një supergol për Tiranën duke mbyllur pjesën e parë me shifrat 3-0.

Në pjesën e dytë Kaçorri shënoi golin e vetëm për ekipin e tij duke shkurtuar diferencën.

Por në minutën e 71’ Patrik vulosi sfidën me duke shënuar tripletë përballë Bylisit.

Me këtë fitore Tirana merr kreun me 31 pikë ndërsa Bylisi pozicionohet në vendin e 8-të me 17 pikë.

TIRANA 4-1 BYLIS

10′ Hasani, 27′, 30′, 71′ Patrik/ 60′ Kaçorri