Tirana mposhti Bylisin me rezultatin e thellë 4-1. Pas sfidës ka reaguar edhe trajneri i ballshiotëve Arian Bellai. Ai u shpreh se i mbivlerësuan shumë kundërshtarët.

“Që kur u futëm në stadium ndjeva se kishim humbur, i mbivlerësuam shumë. Dy herë gabuam me topin dhe na kapën pas shpine. Bëmë gabime amatorësh, i dhuruam gola në mënyrë amatoreske. Kur ha tre gola në pjesë të parë ske çfarë të thuash… Kur je i ri dhe luan në një stadium të madh emocionohesh.

Xhixha është lojtari më i mirë në Shqipëri, por nuk u duk fare se e kishte mbyllur Trumçi. Kam gabime edhe unë pasi duhet të shikonim gjërat sic janë. Po të japësh shpirtin në fushë besoj do dalësh me dicka, nuk duhet ti shikojmë sikur janë përbindësha.

Ne edhe në stërvitje kemi intesitet, nuk duhet ta teprojë me mbajtjen e topit. Kërkojmë të luajmë me dy takime, nuk duhet të bëjmë gabime foshnjarake. Por ne vetëm sa i shtojmë”, u shpreh Bellai në një prononcim për “Oversport”.