Eshte mbushur viti qe arbitri shkodran i perspektive Indrit Myrtja nuk arbitron me ne Kategorine Superiore te futbollit shqiptar. I ka mjaftuar nje gabim ne ndeshjen Partizani- Flamurtari me 23 shkurt 2019, ndeshje qe perfundoi 3-1 per te kuqte, ndoshta edhe si pasoje e gabimeve te treshes shkodrane (asistente ishin Melis dhe Finsik Thorja).

Ne minuten e 44-te, u ka nje karton të kuq për Andi Ribajn pas sinjalizimit të anësorit Dervishi për ofendim të tifozëve nga sulmuesi i Flamurtarit jashtë fushës. Arbitri i katërt dhe delegati konstatojnë përmes pamjeve filmike se gjyqtari ka gabuar, por duke parë që loja kishte nisur, përpos dëshirës për të rregulluar gabimin, Ribaj nuk mund të hynte më në fushë, pasi rregullorja nuk e lejon. Një gafë e arbitrit në dëm të Flamurtarit, që ndikon direkt në vazhdimësinë e ndeshjes.

Dhe treshja shkodrane qe prej atij momenti nuk ka pare me “driten” e Superliges. Madje jo vetem kaq. Myrtja jo vetem qe nuk ka arbitruar ne kategorine me te larte te futbollit shqiptar, por eshte ulur ne kategorine pare nga pergjegjesit e Sektorit te Arbitrimit prane FSHF-se.

Nje vendim absurd dhe i çuditshem sepse prej atij momenti dhe deri me sot, kemi pare gabime shume here me te renda ne ndeshjet e Superliges shqiptare, madje edhe nga arbitra te FIFA-s. Si rrjedhoje, ata mund te kene marre denime por vetem per pak jave dhe jane rikthyer serish.

Madje edhe te gabojne perseri dhe serish e njejta histori. Ato vazhdojne te jene ne Superlige ndersa Myrtja jo. I gjithe ai investim i vete Federates qe e pat derguar edhe ne Zvicer per specializim si arbiter i perspektive, ka shkuar bosh. Diçka absurde dhe duket se ketu nuk ka te beje ai gabim i para nje viti i Myrtjes dhe asistenteve te tij.
www.shkodrasport.com