Ndodh edhe keshtu. Nje nga emrat e njohur te futbollit shqiptar, kerkon te sfidoje situaten e krijuar ne vend dhe e ka gjetur zgjidhjen. Eshte Rrapo Taho ai qe sfidon Koronavirusin.

“Panorama Sport” e ka gjetur Tahon dje në plazhin e ri pranë tunelit, në vendin e tij të preferuar. Për gazetën, Taho ka edhe një apel për të rinjtë.

“Siç e dini unë e filloj plazhin shpejt. Tani në mars uji është pak i ftohtë në fakt, por të bën mirë për shëndetin. I këshilloj të rinjtë që të merren me aktivitete sportive dhe të mos qëndrojnë në kafene tani që është edhe situata e Koronavirusit.

Të mos frekuentojnë palestrat, por të vijnë këtu në plazh. Nuk do të thotë që të lahen, pasi jo çdokush mund ta bëjë, por të vijnë të bëjnë vrap e ushtrime fizike.

Ashtu do të jenë edhe më të shëndetshëm. Të mos frikësohen nga Koronavirusi, por të shikojnë mundësinë që të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe sportive”, shprehet Taho.