Kater lojtaret e ardhur ne merkaton e janarit tek Vllaznia duket se kane forcuar edhe me teper Vllaznine dhe per kete arsye stafi teknik duket me i kenaqur sepse tashme ka disa alternativa me shume ne dispozicion.

Per mbrojtjen eshte larguar maqedonasi Ristevski dhe ka ardhur shqiptari i Maqedonise se Veriut Adili. Po ashtu jane larguar brazilianet Emerson e Wenderson dhe kane ardhur sulmuesit Junior, Sidorenco e Hristov.

“Shkodra Sport” pasditen e djeshme ka hapur nje sondazh per te pyetur lexuesit e saj se ke konsdirojne blerjen me te mire te Vllaznise ne merkaton e janarit.

Si alternative perzgjedhje kemi vene dy prej emrave qe ne fakt kane spikatur me shume gjate ketyre dy muajve, pikerisht Adilin dhe Junior.

Ne sondazhin qe ka zgjatur 24 ore, kane marre pjese 585 vete dhe shumica e tyre kane votuar per Adilin, pikerisht 70 per qind te tyre nderkohe qe vetem 30 per qind e votuesve e konsiderojne sulmuesin brazilian Junior si blerjen me te mire te Vllaznise ne merktton e janarit.

Me poshte keni edhe rezultatet e ketij sondazhi te “Shkodra Sport”: