Sot jane zhvilluar dy ndeshjet e fundit te javes se 15-te te Kategorise se Pare te cilat kane dhuruar dy fitore te skuadrave qe pretendojne te ecin me perpara, fitore te cilat ne fakt jane arritur po ashtu ndaj ekipeve pretendente.
Fitore me shume vlere ka qene ajo qe ka marre Elbasani ne Fier ndaj Apolonise vendase me rezultatin e ngushte 1-0. Interesant eshte fakti qe protagonist ne kete gol te vetem te ketij takimi jane dy shkodrane. Ka qene fillimisht ai i Elbasanit Edon Hasani qe ka goditur drejt portes dhe topi eshte devijuar nga shkodrani i Apolonise Erald Maksuti duke perfunduar ne rrjete.
Kuptohet qe nuk ka shume rendesi se kush e shenoi kete gol, ai e mban firmen e nje futbollisti shkodran, qofte ky Hasani apo Maksuti.
Edhe ne ndeshjen tjeter, ate Vora- Flamurtari te fituar me rezultatin 3-1 nga vendasit ka patur nje gol shkodranesh. Behet fjale per sulmuesin Eridon Qardaku qe ka shenuar golin e trete per Voren ne minuten e 59-te duke mbyllur kesisoj krejt ndeshjen.
Siç shikohet, futbollistet shkodrane vazhdojne te jene protagonist edhe ne kategorine e pare, madje ne skuadrat pretendente mes te cilave po zhvillohet nje gare e forte. Bylis kryeson me 38 pike, i ndjekur nga Elbasani 32, Vora me 27 dhe Flamurtari po me 27 pike./SHKODRA-SPORT.COM/