Nje deklarate e Olsi Rames pas ndeshjes Vllaznia- Partizani ne Shkoder u be shkak qe klubi shkodran te ndeshkohej nga Komisioni i Disiplines me nje gjobe prej 2 milione lekesh te vjetra.

Kjo sepse drejtori i klubit te kuq deklaronte se ne shkallet e “Loro Boriçit” kishin qene te pranishem rreth 500-600 tifoze te Vllaznise te cilet ndikuan ne rezultatin e ndeshjes (qe u vendos me golin e Dilaver ne minutat e fundit te saj).

Por ne fakt ajo qe te ben pershtypje eshte se nese pas asaj deklarate ne te gjitha mediat u diskutua gjere e gjate “thyerja e protokollit sanitar” nga Vllaznia, nuk ndodhi e njejta gje pas ndeshjes se sotme Partizani- Tirana.

Gazetari Gerti Çarçani ne “Pressing” deklaroi pak minuta me pare se ne “Elbasan Arena” ishin te pranishem sonte rreth 500 tifoze, por vetem kaq.

Askush nuk po kujtohet per te thene se Partizani shkeli “protokollin sanitar”. Çuditerisht Olsi Rama nuk po ndihet por as edhe mediat. Krejt ndryshe nga rasti i Shkodres. Dhe ky eshte nje absurditet.