Peshëngritja shkodrane po has shumë vështirësi në rregjistrimin e shoqatës me emrin “Vllaznia”. Bazuar në kërkesat dhe vendimin e Ministrisë së Sporteve, që të gjitha sportet në klubet e ndryshme të Bashkive, duhet të shndërrohen në shoqata, edhe sporti i peshëngritjes në Shkodër ka bërë hapat e saj në këtë drejtim.

Megjithatë, Gjykata nuk ka pranuar ta rregjistrojë me emrin Vllaznia. Një veprim ky, që deri më tani ka detyruar peshëngritësit e Vllaznisë të garojnë në veprimtaritë kombëtare me emrin “Veriu i Shkodrës”.

Rasti në fjalë, është më të vërtetë një absurditet, që kërkon vëmendjen dhe mbështetjen edhe të strukturave të qeverisjes vendore dhe më konkretisht Bashkisë Shkodër, ku emri “Vllaznia” është me një histori mbi 100-vjeçare.

Në ditët në vijim, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me një proçedurë të tillë. Nje veprim i tille i Gjykates se Tiranes padyshim qe eshte absurd dhe krijoj jo pak probleme edhe per mbarevajtjen e te gjithe shoqates se peshengritjrs Vllaznia.
Maringlen ZHIVANI