Ne vendimet e sotme te Komisionit te Disiplines prane Federates Shqiptare te Futbollit kane rene ne sy disa vendime te çuditshme te tij. Ndonese ndeshja Tirana- Partizani u shoqerua me shume probleme, ekipi i Tiranes u denua me luajtjen e 4 ndeshjeve pa tifoze, por sipas rregulloreve te ketij institucioni, ketij denimi i behet pezullimi i pjesshem duke urdheruar shlyerjen e gjysmes se tij.

Qe do te thote se Tirana do te luaje vetem dy ndeshje pa tifoze dhe ky normalisht qe eshte nje vendim shume i lehte ne lidhje me ate çfare ndodhi ne takimin e fundjaves se kaluar.

Por, ne vendimet e sotme te Disiplines te ben pershtypje edhe denimi i dhene per Veleçikun. Per sjellje te gabuar te tifozeve te saj duke shkaktuar nderprerje te perkohshme te lojes, ekipi koplikas denohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektator ne stadiumin perkates!!!

Per koplikasit nuk ka denim me kusht dhe pergjysmim te denimit, ndonese ka ndodhur shume here me pak se çfare ka ndodhur ne ndeshjen e Tiranes.

Veleçiku kesisoj eshte penalizuar rende dhe sikur te mos i mjaftonte nisja e keqe e kampionatit me tre humbje ne tre ndeshjet e para, tashme vjen edhe denimi prej 4 ndeshjesh pa tifoze, çka do te thote se ai do ta mbylle fazen e pare dhe madje do ta filloje edhe te dyten pa patur mbeshtetjen e tifozeve te vet ne “Reshit Rusi”.
www.shkodrasport.com