Katër javë vetëm një pikë për skuadrën e Adës, atë të marrë në javën e parë me Partizanin në Tiranë dhe më pas tre humbje rradhazi, me Lushnjen, Beselidhjen dhe Butrintin. Nisje më të keqe se kaq nuk kishte ku të shkonte për velipojakët të cilët pavarësisht se kanë bërë shumë ndryshime në merkaton e janarit, ende nuk po arrijnë të marrin pikët e duhura në kampionat. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe sot në ndeshjen e luajtur në Sarandë ndaj Butrintit vendas. Ky i fundit ka fituar me rezultatin 1-0. Sarandiotëve u ka mjaftuar vetëm një gol shënuar nga Myrtaj që në minutën e 16-të të ndeshjes për të marrë tre pikë. Ada në këtë mënyrë, edhe pas javës së 19-të të kampionatit ka mbetur në kuotën e 16 pikëve duke qenë në tre vendet e fundit të tabelës së renditjes. Një pozicionim që duhet t’i lërë padiskutim në lëvizje sa më shpejt futbollistët dhe drejtuesit e kësaj skuadre për të dalë nga kjo situatë sa më parë. Ja rezultatet e ndeshjeve të tjera të luajtura sot:
Java e 19-të, Kategoria e Parë 02.03.2013 BURRELI-KAMZA 2-0 Golat: Pjetrani 44′, Rehova 90+2′ Gjyqtarë: A.Koci, F.Lama, E.Velo