Ne periudhen e merkatos se janarit, Vllaznia afroi nje mesfushor francez, si Mickael Panos. 25-vjecari thuhej se kishte dale nga Akademia e Saint-Etienne, por gjithashtu qe kishte qene pjese edhe Enosis ne Qipro.

Panos iu bashkua skuadres qe ne vere dhe ne staf ishin te bindur se duhet te prisnin per te pare cilesine e vertete te francezit, pasi sipas tyre ai vinte nga nje gjendje jo e mire fizike dhe nga nje demtim, qe e kishte mbajtur larg fushave per nje kohe te gjate.

Mirepo, si trajneri Thomas Brdariç, ashtu edhe Elvis Plori, kane besuar me shume te lojtaret e tjere, qe jane me mire fizikisht.

Megjithate, pas 9 muajsh stervitjesh me ekipin, ai nuk eshte ende gati per te luajtur. Madje, francezi ndeshje-ndeshje nuk eshte as ne pankine, ashtu sic nuk ishte ne ndeshjen e fundit ndaj Tiranes.

Kete sezon me Vllaznine, Panos eshte aktivizuar vetem kater ndeshje. Keshtu, ka luajtur ne dy ndeshjet e Kupes ndaj Flamurtarit, teksa ne total ne keto dy ndeshje ka 36 minuta dhe ne dy ndeshje te kampionatit ndaj Kastriotit dhe Skenderbeut, ku ne kampionat ka 11 minuta.

Ndoshta, Panos nuk ka kapur formen optimale per te dhene garanci ne mesfushen e Vllaznise, por atehere pse afrohet ne ekip dhe mbahet 9 muaj ne Shkoder? Kete, vetem drejtuesit e Vllaznise mund ta dine…
Maringlen ZHIVANI