Ada e Velipojes eshte rikthyer tek fitoret ne kampionat. Pasditen e sotme ajo ka mundur me rezultatin 2-1 ekipin e Bulqizes ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Adriatik”.
Ka qene futbollisti Dean Becina ai qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 13-te, nderkohe qe ne minuten e fundit te pjeses se pare ka qene Lika ai qe ka barazuar per Bulqizen dhe ne kete menyre kjo pjese eshte mbyllur ne shifrat 1-1.
Ne pjesen e dyte, perpjekjet e velipojakeve per te shenuar golin e fitores jane intensifikuar, megjithate ai do te dilte ne drite vetem ne minuten e 85-te dhe do te kishte per autor futbollistin Ervis Curri.
Perfundimisht 2-1 per Aden e cila me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 19 pikeve dhe vazhdon te mbaje vendin e tete ne renditje.
Ada e ka nisur ndeshjen me kete formacion: E. Marku, Hurmi, Ferhati, Laceja, Çoku, Curri, Becina, Pjetri, Rrasa, A.Nika dhe B. Hasaj. Eshte aktivizuar ne kete ndeshje edhe Haxhija./SHKODRA-SPORT.COM/