Kryetarja e Bashkise Shkoder, Voltana Ademi ne mbledhjen online te Keshillit te Bashkise Shkodres ka rrefyer edhe nje “sekret” qe shume kush e kishte harruar.

Ajo ka deklaruar se ajo si pjese e Bashkise Shkoder, e privatizon per here te dyte Vllaznine, duke kthyer ne kujtese kohen kur ajo ishte n/kryetare e Bashkise Shkoder, dhe Vllaznia pas vdekjes se te ndjerit Myftar Cela do I kalonte nje grupi biznesmenesh edhe pse asaj kohe ne formen e nje shoqate.

Kryetarja e Bashkise Shkoder eshte shprehur se sot nuk kryhet privatizimi por sot I hapim rruge ketij procesi nderkohe qe garantoi se procesi do te jete tejet transparent.

“E kam privatizuar nje here kur isha nenkryetare e bashkise Shkoder dhe me ndodh sot si Krytare e Bashkise Shkoder, shpresoj mos te kete nje here te trete. Mundesia e administrimit privat, eshte me e mire siç tregon edhe eksperienca ne vende te tjera ne Europe. Mungesa ligjore e ka zvarritur kete proces, vijme sot per shume arsye, ne menyre te veçante te bazuar ne ligj.

Ne nuk privatizojme sot Vllaznine, ne miratojme fillimin e procesit te privatizimit, do te duhet te marrim nje konfirmim, per kriteret qofte edhe nga Ministria perkates. Procesi do te jete tejet transparent, ne menyre qe te jete e aksesueshme nga publiku.

Do te jem kosneguente, ajo qe kemi bere eshte formalizimi dhe Vllaznia eshte I vetmi klub I formalizuar ne Shqiperi. Bashkia Shkoder do te vazhdoje te mbeshtese Vllanine”- eshte shprehur Ademi ne mbledhjen e sotme te Keshillit Bashkiak.