Problemet e Vllaznise me mungesat jane kthyer ne nje shqetesim per stafin teknik sepse ato jane me te shumtat qe ky ekip ka patur nga fillimi i sezonit.

Pas 4 mungesave te titullareve ne sfiden e kaluar ndaj Kukesit, u mendua se dy prej tyre do te ishin te gatshem per sfiden ndaj bardhebluve por nuk do te ndodhe keshtu.

Do te rikthehet vetem mbrojtesi Adili qe ka qene i skualifikuar me kartona, nderkohe qe mbrojtesi tjeter, kapiteni Gurishta, nuk ia ka dale te rikuperohet nga demtimi qe ka.

Ne seancen e sotme ai ka provuar te stervitet me grupin, nisur edhe nga deshira per te dhene kontributin e tij per skuadren, por nuk ia ka dale. Si rrjedhoje eshte detyruar ta lere stervitjen ne mes.

Kjo do te thote se numri 2 i kuqebluve nuk do te mundet te luaje te shtunen ndaj Tiranes dhe padyshim qe kjo eshte nje mungese shume e rendesishme per ekipin e Vllaznise, e cila u shtohet atyre te Jonuzit dhe Da Silves./SHKODRA-SPORT.COM/