Pak ditë më parë, ish- drejtori sportiv i KF Vllaznia Eugent Zeka në një prononcim për mediat, ka folur për shumë gjëra që nuk kanë shkuar ashtu si
duhet në klubin shkodran.

Ndër të tjera, ka deklaruar se Armando Cungut “ia futën” drejtuesit.

Po ashtu, ka folur edhe për shumë gjëra të tjera duke theksuar se klubi nuk ka funksionuar.

Ndërkohë, kryebashkiakja Ademi pas mbledhjes së dështuar të Asamblesë së sotme, është pyetur nga gazetarët për shumë gjëra.

Ndër të tjera, edhe për deklaratat e ish- drejtorit sportiv.

Në lidhje me to, ajo është shprehur:

“Nuk e kam lexuar atë çfarë ka thënë Zeka por meqenëse po më pyesni për të, doja të thoja se i jam drejtuar disa herë përmes e-maileve gjatë kohës që ishte në detyrë, që të kishte një angazhim apo dokumentim teknik të punës së bërë dhe në fakt këtë nuk e kam vërejtur.

Për këtë arsye, i kam administratorit dhe Këshillit Mbikëqyrës disa herë që të vlerësonte punën e çdo pjestari të Vllaznisë dhe aq më tepër të drejtorit sportiv”.
© shkodrasport.com