Në konferencën e djeshme për shtyp administrator I klubit Fatos Gjyrezi është pyetur edhe për punën e borxheve të shumta që ekzistojnë në klubin Vllaznia dhe për mënyrën si do përballet kampionati I ri. Ai duke folur për këtë çështje, e ka anashkaluar disi çështjen e borxheve por ka garantuar se fondet në dispozicion për të përballuar gjysmën e parë të sezonit të ri janë. “Njëherë për njëherë do të veprojmë me të ardhurat që janë të miratuara nga Këshilli Bashkiak. Që do të thotë se do të nisim punën me 100 milionë lekët e miratuara më parë dhe që do na kalojnë në fund të korrikut në arkën tonë. Pastaj do të kemi edhe ndihmën e sponsorëve tanë të cilët kanë filluar të ofrohen pranë klubit por ende nuk kemi bërë kontrata me to, do t’ia dalim deri në fund të vitit 2013. Nëse jam shmangur nga prononcimet në media në lidhje me disa borxhe të akumuluara nga klubi Vllaznia, kjo nuk do të thotë se unë nuk e di gjendjen e këtyre borxheve. Por jam shmangur se nganjëherë mediat nuk janë shumë të sakta në lidhje me atë se çfarë është shkruar për borxhet”- ka thënë Gjyrezi.

-Stërvitja, rikthehen mbrojtësit Kraja e Rexha
Në stërvitjen e djeshme të kuqebluve ka rënë në sy prania edhe e dy mbrojtësve shkodranë, Ervis Krajës dhe Ervis Rexhës. I pari ka qenë edhe vjet pjesë e skuadrës por u mendua se nuk do rinovonte sërish megjithatë dje ka qenë I pranishëm në stërvitje. Po ashtu, I pranishëm ka qenë edhe mbrojtësi tjetër Rexha I cili sezonin e kaluar ka luajtur me Tomorin. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ata do firmosin me Vllazninë apo jo për sezonin e ri megjithatë në stërvitja kanë qenë të pranishëm.