Të kënaqur me lojën dhe fitoren e arritur ndaj Flamurtarit, drejtuesit e Vllaznisë kërkojnë që ekipi të ruajë vazhdimësinë e këtyre rezultateve.

Administratori i klubit Astrit Gjyrezi në një prononcim për mediat ka shprehur besimin tek skuadra dhe stafi teknik se do të dinë ta nxjerrin skuadrën nga pozicioni aktual ku ndodhet.

Ja intervista e plotë e tij:

-Një fitore tejet e rëndësishme e arritur ndaj Flamurtarit…

-Patjetër që ishte e domosdoshme për ne një fitore e tillë. Duhet t’I marrim ndeshjet pa eufori një e nga një.

Ishte një fitore qe për me tepër na ka kenaqur edhe nga rezultati. Ishte një fitore që ka ardhur me një lojë të mirë dhe me një rezultat që mund të ishte edhe më i thellë.

Gjithsesi rëndësi për ne pati rezultati. Një fitore shumë e merituar dhe për më tepët bindëse.

Mënyra e lojës që ekipi demostroi, ishte që na jep më shumë shpresë për të ardhmen. Shpresojmë qe edhe me Kamzën të bëjmë të njëjtën lojë

-Mund të thuhet se është kthyer qetësia pas kësaj fitoreje dhe a besoni tek vazhdimësia edhe ndaj Kamzës?

-Po, mundohemi të rikthejmë qetësinë, hapat janë pozitivë, jemi shumë të kënaqur që duke siguruar pikë të sigurojmë edhe qetësinë.

Ndaj Kamzës mund të them se nuk është e pamundur arritja e një tjetër rezultati pozitiv në këtë takim.

Kampionati është shumë I ngjeshur, po shohim që të marrim rezultat sa më të mirë.

Unë besoj se do të kthehemi në Shkodër me rezultat pozitiv nga kjo sfidë. Unë kam patur e kam besim tek skuadra.

Unë dhe ekipi nuk kemi asnjë objektiv tjetër si në çdo takim dhe në këtë ndaj Kamzës por vetëm të marrim tre pikët e radhës.

Pavarësisht rezultateve që morëm në Gjirokastër e Laç unë mund të them se po të kishim më shumë fat, mund të kishim marrë më shumë.

Por gjithsesi loja ka qenë bindëse. E nëse loja po vjen nuk do të na mungojnë edhe rezultatet.

-Çfarë ka ndryshuar tek kjo Vllazni?

Mund të them se është rritur fryma e besimit tek ekipi. Po demostrojmë një futboll të bukur. Tani pritet që të kalojnë ai ngërç që është thënë e diskutuar nga ana e jonë e nga të gjithë.

Ekipi po kërkon që të harrojë të shkuarën dhe po shikon drejt të ardhmes në ndeshjet në vazhdim.

-Ka forca Vllaznia që të shikojë për më lart?

Ne luftojmë fillimisht që t’i largohemi mbijetesës, por gjithmonë duke pasur synime për më lart në tabelë.

Shpresojmë, se në qoftë se do të vazhdojmë me këtë ritem dhe këto rezultate, patjetër që do të shikojmë sa më lart në klasifikim.

-është akorduar nga ana e klubit ndonjë premio për ekipin pas kësaj fitoreje?

E rëndësishme është që ekipi të marrë pikët dhe të shikoj përpara. Ana materiale nuk është shikuar nga ana e ekipit. Ne po bëjmë më të mirën që ekipit mos t’i mungoj asgjë.