Ne media tashme eshte publikuar lajmi se drejtuesit e larte te klubit i kane propozuar trajnerit Mirsad Jonuz rinovimin e kontrates dhe nisjen e nje projekti pesevjeçar ne krye te Vllaznise.

Nje lajm qe ndoshta ka çuditur shumekend sepse ne futbollin shqiptar, çeshtja e trajnereve eshte shume e diskutuar nisur nga largimet e shpejta nga pankinat e skuadrave qe drejtojne.

Por tek Vllaznia duket se gjerat po mendohen ndryshe. Tek trajneri aktual i kuqebluve beson edhe administratori i klubit Suad Lici i cili e vlereson maksimalisht punen qe ai po ben me skuadren kete sezon. Kete gje e ka shprehur ne nje prononcim te dhene per gazeten “Panorama Sport” kur eshte shprehur:

“Jemi shumë të kënaqur me Jonuzin. Ai ka bërë më të mirën e mundshme deri në këto momente dhe duhet të kujtojmë se si e ka nisur punën dhe kushtet në të cilat e mori ekipin.

Nëse deri në fund performanca do të jetë kjo dhe ekipi do të jetë brenda objektivave, atëherë pse jo. Një projekt afatgjatë do të ishte gjë e mirë. Ndaj, e shikoj me shumë pozitivitet të gjithë këtë histori”- ka thene ai.