Në Argjentinë janë të sigurt që kalimi i Lionel Messi tek Interi nuk është një utopi. TNT Sport raporton se kanë nisur bisedimet dhe drejtuesit e klubit zikaltër po bëjnë presion që të transferojnë sulmuesin e Barcelonës në Milano. Gazetari Martin Castilla ka treguar gjithçka po ndodh këtë periudhë.

“Nuk është thjesht një ëndërr. Leo gjithashtu ka një ofertë për t’u rikthyer në shtëpi, nga Newell’s Old Boys. Interi po bën presion dhe ajo që ka thënë Moratti është e vërtetë. Ka një tratativë dhe vendimi do të jetë i Messit. E sigurt është që Interi po punon për këtë pistë merkatoje”, shprehet Castilla.

Gazetari argjentinas tregon edhe një tjetër tratativë të Interit. Thiago Almada, sulmuesi 18-vjeçar i Velez Sarsfield, është gjithashtu objektiv i klubit italian, që është favorit për ta transferuar të riun. Bëhet fjalë për në lojtar me cilësi të mira, i shpejtë dhe që Interi po tenton ta transferoj për 25 milion euro.