Sezonin e kaluar ka qene trajner- lojtar me ekipin e Ades dhe ne fillim te ketij sezoni, vendosi te mos e vazhdonte me punen me ekipin velipojak.
Admir Mehja zgjedhur te nise nje pune tjeter ditet e fundit. Mesohet se atij i eshte besuar detyra e trajnerit tek Akademia “Shpresa”. Drejtuesi i saj Ardit Mani ka arritur ta binde per t’u bere pjese e kesaj Akademie ku Mehja do te mundet te jape me te miren e tij.
Puna me moshat e vogla ne fakt eshte prioritet per te gjithe Akademite dhe ai tashme ka nisur te injektoje tek femijet e vegjel ne rradhe te pare deshiren per futbollin e me pas t’i mesoje elementet e pare te tij.
Mehja ka nje pervoje te gjate si futbollist, por tashme edhe si trajner dhe kuptohet qe do te jape me te miren e tij ne kete detyre te re qe i eshte besuar./SHKODRA-SPORT.COM/