Besëlidhja e pjesës së dytë të garës pritet që të jetë një ekip solid dhe me ambicie në Kategorinë Parë. Portieri Samet Bajri është largimi i parë nga Lezha dhe drejtuesit kanë menduar që të afrojnë të tjerë futbollistë. Nga lezhjanët janë larguar edhe Soumah dhe Camara.

Por, nga sa bëhet e ditur, lezhjanët për pjesën e dytë mund të rikthejnë Oumar Turad Kamara, një prej më të mirëve në tri sezonet e fundit, që ka spikatur në Lezhë dhe në Kategorinë e Parë, jo vetëm si mesfushor por edhe si një nga shënuesit më të mirë në Kategorinë e Parë.

Në pjesën e parë të këtij sezoni ka qenë pjesë e skuadrës së Kukësit në elitë, por pa mundur ë ta gjejë veten në formacion, e madje nuk ka qenë as në 18-she në disa ndeshje, duke bërë që të mërzitet dhe të ndërpresë para kohe bashkëpunimin.

Ditet e fundit nderkohe u perfol per nje mundesi te kalimit te tij tek Vllaznia por ne fakt nuk duket se ka ndonje levizje ne kete drejtim dhe per rrjedhoje nga kjo do te perfitoje Beselidhja.

Presidenti Noka synon që të ndërtojë një ekip kualitativ, ndërsa pritet që gjatë janarit të ketë edhe 2-3 afrime mjaft cilësore nga Serbia./Vipsport/