E ka nisur si protagonist tek skuadra e tij e re Kevin Dodaj. Ai është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Lechia Gdansk fitoi në transfertë përballë Polonia Warszawa. Sfida e vlefshme për javën e 6-të të ligës së parë polake, përfundoi 2-4.
Ish-sulmuesi i Vllaznisë shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 61-të, me një goditje të fortë tokazi duke mposhtur portierin kundërshtar. Shkodrani i hapi rrugën një “pokeri” nga skuadra e tij.
Kështu, Dodaj e nis mirë me ekipin polak ku në dy ndeshjet e para, ka asistuar e shënuar. Kujtojmë se Lechia Gdansk, 20-vjeçari është në formë huazimi, pasi kartoni i tij është ende në pronësi të CSKA Sofia.


