Një nga futbollistët e spikatur të Vllaznisë së viteve ‘2000 padyshim që ka qenë edhe mbrojtësi i qendrës Admir Teli. I lindur në Shkodër më 2 qershor të vitit 1981 dhe me futbollin lidhet shpejt. Nuk ka si të jetë ndryshe pasi duke qenë nipi i të madhit Muhamet Dibra, vetëm tek futbolli do të shkonte.

Angazhohet me ekipet zinxhir të Vllaznisë ku fillojnë sukseset. Në sezonin 1998-99 shpallet kampion me të rinjtë nën drejtimin e trajnerit Ismet Hoxha. Një sezon më pas kalon tek të rriturit e Vllaznisë, ndërkohë që në sezonin 2000-2001 ndonëse luan pak, shkruan emrin si kampion i Shqipërisë. Po në vitin 2001 do të fitonte edhe Superkupën e Shqipërisë ndërkohë që në sezonin 2007-2007 fiton edhe Kupën. Pra në total 3 trofe të fituar gjatë aktivizimit me Vllazninë.

Pas fitimit të Kupës në vitin 2008 dhe ndeshjeve të mëdha me Napolin, Teli do të kalonte në Turqi tek ekipi “Hacettepe SK” me të cilin luan vetëm gjashtë muaj dhe aktivizohet në 16 ndeshje.

Në janarin e vitit 2009 bën kapërcimin në Azerbajxhan, atje ku me ekipin “Qarabag” do të luante plot gjashtë sezone e gjysëm, aktivizohet në 173 ndeshje dhe do të shënonte edhe tetë gola, madje duke fituar edhe titujt kampion në sezonet 2013-2014 dhe 2014-2015 e po ashtu edhe Kupën e Azerbajxhanit në sezonin 2008-2009.

Vendos të mbyllë karrierën si futbollist në verën e vitit 2005 pasi ka luajtur në total 363 ndeshje kampionati me këto tre ekipe, ku ka shënuar edhe 14 gola. Ka luajtur shtatë ndeshje për Kupat e Europës me Vllazninë dhe plot 33 me Qarabag, me të cilin ka shënuar edhe 1 gol.

Sa i takon kombëtares, ka luajtur në 19 ndeshje me fanellën kuqeblu ku sërish të gjithë mbajnë mend duelin e tij me Kristiano Ronaldon në ndeshjen Portugali- Shqipëri në vitin 2008.

Portugal´s player Cristiano Ronaldo (L) vies with Albania´s Admir Teli (R) during the qualifying football match for the World Cup 2010 at the Municipal Stadium in Braga, northern Portugal, on October 15, 2008. The match finished in a 0-0 draw. AFP PHOTO / MIGUEL RIOPA (Photo credit should read MIGUEL RIOPA/AFP/Getty Images)

Pas mbylljes së karrierës si sportist, është rikthyer në Shkodër aty ku aktualisht është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia, por gjithsesi Teli më tepër është fokusuar tek biznesni.
Gjergj KOLA

Admir Teli me Vllazninë:
2000-2001 3 ndeshje –
2001-2002 18 ndeshje –
2002-2003 9 ndeshje –
2003-2004 33 ndeshje – 1 gol
2004-2005 31 ndeshje – 3 gola
2005-2006 28 ndeshje – 1 gol
2006-2007 23 ndeshje –
2007-2008 29 ndeshje –
Totali: 174 ndeshje – 5 gola