
Stafi i ekipit të basketbollit të meshkujve të Vllaznisë plotësohet me një tjetër zëvendëstrajner. Kështu, përkrah Bledar Gjeçajt që është trajner i parë i këtij ekipi, tashmë nuk do jetë vetëm Astrit Zaganjori. Ky siç dihet mban edhe detyrën e inspektorit të lojërave me dorë në këtë klub. Njeriu që do jetë në krah të Gjeçajt, është Adrian Nexhimi, një ish- basketbollist i njohur i kësaj skuadre për vite me rradhë. Prezantimi i tij është bërë ashtu si dhe i tre blerjeve ditën e sotme. Nexhimi kësisoj duke nisur nga ndeshja e parë e kampionatit të meshkujve, ajo me Elbasanin që do të luhet nesër në orën 18.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi, do të jetë në pankinën shkodrane. Sigurisht që kompletimi edhe i pankinës do shërbejë për mirë sepse tashmë Vllaznia ka marrë profilin e një skuadre shumë serioze. Afrimi i disa donatorëve pranë saj, ka bërë që ajo të ketë pretendime serioze për të dytin vit me rradhë. Por nëse një sezon më parë, nuk arriti të shpallej kampione e vendit, sivjet kuqeblutë do tentojnë të jenë ata kampionët.
www.shkodrasport.com