Klubi shumësportësh Vllaznia ka prezantuar paraditen e sotme tre blerjet e bëra nga ekipi I basketbollit të meshkujve. Një prezantim që bëhet një ditë para nisjes së kampionatit kombëtar. Basketbollistët e blerë janë dy malazezët Nikolla Gjokoviç që ka luajtur edhe vitin e kaluar me Vllazninë si dhe Zharko Krivokapiç ndërkohë që është rikthyer nga ekipi I Tiranës edhe shkodrani Nikolin Arra. Prezantimi është bërë në ambjentet e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” nga drejtori I këtij klubi Mark Kroqi, inspektori Astrit Zaganjori dhe trajneri I këtij ekipi Bledar Gjeçaj.


Ai që ka folur para mediave ka qenë drejtori Kroqi që ka bërë të ditur edhe objektivin që do ketë ky ekip në sezonin e ri. “Prezantimi i këtyre tre blerjeve tregon edhe njëherë tjetër se jemi në rrugë të mbarë me ekipin e basketbollit të meshkujve për të kërkuar sërish titullin kampion edhe këtë sezon. Gjatë kësaj periudhe është bërë një punë e mirë në stërvitje dhe shpresojmë që gjërat të shkojnë ashtu si duhet edhe në ndeshje, duke filluar nga ajo e ditës së shtunë kur do luhet ndeshja e parë me Elbasanin”- ka thënë ai.

 

www.shkodrasport.com