Trajneri i ri i Vllaznise Agim Canaj nuk do te humb kohe por do te nise menjehere nga puna. Drejtuesit e klubit kane vendosur ta prezantojne ate ne fushen e stervitjes ne oren 11.30 dhe me pas, njeriu qe zevendesoi Liken ne kete post, do te nise stervitjen me ekipin.

Canaj i njeh te gjithe ne Shkoder, disa prej lojtareve, ambjentin, tifozet, madje edhe administratorin e klubit- Suad Licin te cilin e ka patur sportist tek Vllaznia.

Ai u emerua mbremjen e se henes ne postin e trajnerit te ekipit shkodran, duke zevendeuar Hasan Liken qe dha doreheqjen per shkak te largimit te tij drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Vllaznia aktualisht eshte e shkeputur 11 pike nga vendi i dyte dhe ngjitja ne Superlige tashme eshte nje formalitet por Agim Canaj do te kete per detyre te mbaje skuadren ne tonus dhe njekohesisht, ta pergatise ate edhe per sezonin e ardhshem.
© shkodrasport.com