Vetëm 22 vjeç po por shndërrohet në një lider tek Vllaznia. Jo më kot, në mungesë të Likës, ai është kapiteni i ri i ekipit. Një përgjegjësi më shumë kur ke parasysh se 90 për qind e ekipit është në moshë më të madhe se sa ai.

Megjithatë, Ardit Krymi po tregon se vërtetë po shndërrohet në një lider tek skuadra shkodrane.

Për mesfushorin me tipare shkatërruese të kuqebluve ky është një vlerësim që të mbajë shiritin e kapitenit por tek Vllaznia po e projektojnë si një futbollist që do të mbajë peshën e skuadrës edhe në të ardhmen.

Jo më kot, drejtuesit e klubit kanë refuzuar ofertat e ekipeve të tjera brenda dhe jashtë vendit që kanë kërkuar shërbimet e Krymit.

Edhe në janar Skënderbeu do të tentojë mesa duket ta marrë sërish në rradhët e tij por në Shkodër janë të bindur se ky sportist e ka vendin vetëm tek Vllaznia.
© shkodrasport.com