Agim Canaj, një emër i njohur i trajningut shqiptar, ka folur në studion e “Pressing” mbi vështirësitë aktuale të kampionatit shqiptar, por edhe pse të rinjtë nuk arrijnë që të shpërthejnë jashtë. Sipas tij, kampionati shqiptar ka humbur edhe vlerën e eksportimit të të rinjve.
“Këtu ka probleme me klubet e mëdha e të para, jo më te akademitë. Kur isha te Vllaznia, edhe te ekipi i parë pengesat e stërvitjes ishin ende me tubat e çezmave.
Unë kam punuar me Balajn që fillimisht shkoi në Turqi e atje u formua, kam punuar me Sadikun te Gramozi. Ata kanë luajtur të rinj por e kanë arritur me punë jashtë. Kampionati shqiptar e ka humbur këtë vlerë.
Vllaznia ishte promotore, Dinamo e Partizani, këtë vlerë e kanë humbur. Abazaj iku nga Partizani si i dështuar dhe e vazhdoi karrierën te Luftëtarit e u bë.
Ne akoma jemi me qokat e mëdha që u bëjnë në klube dhe e them me autoritetin tim se kam lëvizur në 14 skuadra dhe e kam hasur këtë”, tha Canaj. /vipsport/