Në prononcim për emisonin ‘’Gol pas Goli’’ pas finales së Kupës, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, komentoi triumfin e Vllaznisë teksa bëri dhe një parashikim për fituesen e sezonit tjetër.

Vllaznia: ‘’Ishte e gjitha një garë e bukur, aq më tepër ishin dy skuadra të mëdha dhe simpatike në futbollin shqiptar. Vllaznia është djepi i futbollit dhe më bëhet qejfi që mori një trofe, Vllaznia meritoi më shumë këtë sezon, por nuk do të thotë të marrë trofeun vetëm për emrin që ka po ka pasur organizim gjatë gjithë vitit dhe ka zhvilluar sezon mjaft të mirë’’.

Finalja: ‘’Kryesisht ka qenë kompeticion me shumë garë kemi parë që deri në javën e fundit ishte gara e hapu për titullin. Ishte ndër kampionatet më të luftuar më të bukur ajo që e mundoi garën ishte periudha e pandemisë i ka munguar vetë motivimi skuadrave dhe tifozët. Impenjimi i skuadrave në prani të tifozëve ishte më i madh’’.

Arbitrat? ‘’Nëse ky është konstatim më vjen mirë, nga e gjithë sportdashësit cilësohet si progres në arbitrim, është mjaft i rëndësishëm si komponent brenda lojës, nuk mendoj se do të jetë ndonjëherë i padiskutuar. Vitin e ardhshëm do të kemi dhe teknologjinë dhe shpresoj ti afrohemi 100%’’.

Titulli: ‘’Realisht titulli mund të ndahej mes katër pretendenteve pa pishman, mund ta fitonin të gjitha por ky është futbolli çdo gjë ndahet me një gol’’.

Parashikimi?’’ Unë uroj që kampionati tjetër të fillojë me tifozë dhe të kemi sa më pak prani të virusit. Futbollistët të trajnohen mirë dhe të kemi një kampionat të bukur. Jam shumë i sigurt se një nga 10 skuadrat do të dalë kampion’’.