U përfol shumë për një largim, por nuk ndodhi asnjëherë.
Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi ka folur për mediet italiane rreth të ardhmes së futbollistit, duke pohuar se ai që e ka mbajtur ”blu” shqipatrin është vetëm trajneri Gatusso. Diçka u tha edhe për të ardhmen, e cila është në pikëpyetje.
”Ne jemi në kontakt me Napolin për rinovimin e Hysaj, në merkaon e fundit ai kishte disa oferta, por ai zgjodhi të qëndrojë për shkak të marrëdhënies së mrekullueshme që ka krijuar me Gattuso.
Nëse do të kishte qenë një trajner tjetër në stolin italian, Hysaj do të ishte larguar” – Pohon Giuffredi./newsport/