Agron Kastrati, një nga ekspertët e gjykimit në Shkodër ka folur për performancën e gjyqtarit Eldorian Hamiti në ndeshjen Teuta-Vllaznia. Sipas Kastratit, gjyqtari nga Lezha zhvilloi një performancë të saktë në këtë duel.

Edhe një moment ku mund të kishte penallti në favor të Teutës, ai e zgjidhi si duhet. Ish-gjyqtari gjithashtu vlerëson Hamitin si një nga më të mirët në vend për sa i përket arbitrimit.

Kastrati tha: “Ndeshja Teuta-Vllaznia nuk është se kishte edhe aq episode të dyshimta për tu parë apo gjykuar. Në opinonin tim, Hamiti zhvilloi një performancë siç duhet dhe momentin ndoshta më të dyshimtë të takimit, siç mund të ishte penalltia në favor të Teutës e zgjidhi siç duhet.

Ndoshta edhe me ndihmën nga dhoma e VAR, por e rëndësishme është se nuk gaboi dhe nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar. Për mua ka një notë shumë pozitive për këtë ndeshje dhe ndoshta gjithë sezonin. Besoj se Hamiti është një nga arbitrat më të mirë dhe të përgatitur që ka Superliga”.
Endri ÇINARI