Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAguero te Barcelona, zbulohen shifrat. Kontratë 2-vjeçare dhe rrogë modeste

Aguero te Barcelona, zbulohen shifrat. Kontratë 2-vjeçare dhe rrogë modeste

Serxho Aguero do të nisë nga sezoni i ardhshëm një aventurë te Barcelona. Sulmuesi ka qenë një ide e katalanasve prej kohësh, megjithatë momenti i duhur erdhi vetëm tashmë që sulmuesi do të largohet nga Mançester Siti me parametër zero. Por, sa do të fitojë Aguero te Barcelona?

Shifrat që zbulojnë mediat në fakt duken shumë të ulëta për një lojtar të kalibrit të argjentinasit. Bëhet fjalë për pesë milionë euro në sezon dhe për ta kuptuar pagesën minimale mjafton të shikohet se Brethuajt paguhet aktualisht gjashtë milionë euro në sezon.

Ndërkaq, paga e Agueros do të jetë vetëm pak më e lartë se ajo e të rinjë Puig, Pedri dhe Araujo.

Megjithatë, fakti që Aguero vjen nga një sezon si jo protagonist, por edhe tashmë që ka një moshë 32-vjeçare, bëjnë që lojtari të pranojë këto kushte dhe të firmosë një kontratë dyvjeçare. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments