Ish-trajneri i Tiranës, Juljan Ahmataj është i ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në televizionin “News 24”, ku e nisi prononcimin e tij me një analizë të përgjithshme për situatën aktuale në Kategorinë Superiore, duke u shprehur:

SITUATA AKTUALE NË SUPERIORE- Të gjitha këto skuadra duke futur Vllazninë dhe Tiranën, kanë mundësinë për të luftuar për titullin. Skuadrat nuk bëjnë fitore rresht. Në 5 ndeshjet e fundit, skuadra që ka bërë më mirë është Laçi, me 3 fitore dhe 2 barazimi dhe është në vendin e parë.

Të njëjtat komponentë kanë edhe Teuta, Partizani dhe Vllaznia. Drejtuesit e Vllaznisë bënë një gjest fisnik duke rikthyer trajnerin. Më e mira do të ishte mos e kishin vënë kurrë në diskutim trajnerin. E meriton që gjithë atë punë që ka bërë, edhe nëse dështon të dështojë me këtë njeri.

ANALIZA E DERBIT- Te Partizani përgatitet ndeshja më me qetësi, Tirana e shkarkon presionin te lojtarët. Kjo bëri që të ishte më e ngarkuar Tirana. Seferi goditi portën i pari, por mbështetja e sulmit ishte shumë e vakët nga mesfushorët. Besoj se është e mbartur nga ndeshja e kaluar në shkuar. Partizani ishte gjatë gjithë kohës i kujdesshëm në ekuilibër. Torasa ishte i vetmi lojtar që mbështeti sulmin dhe i çoi te goli i barazimit. Partizani e ka më graduale atë që kërkon.

Partizani luajti pa sulmues. Kishte depërtuesa të mirë që i dha efikasitet, nga ku filluan dhe aksionet e rrezikshme. Më mirë mos kesh sulmues fare, se të kesh sulmues sa për të thënë. Vairinen nuk ka shfaqur asnjë në këto 7-8 javë. Nuk po jep nga ajo çfarë pritet.

Mënyra se si e përgatit derbin një klub bën diferencën. Kjo të çon në dështim. Gjithë problemet që kanë pasur po vazhdojnë në vazhdimësi. Menduan që fituan 3 ndeshje rresht dhe do të fitonin dhe në derbi. Duheshe një sinjal nga stoli nga trajneri që skuadra të reagonte”, u shpreh Ahmataj.