U mendua se do te bente te njejten levizje si ne ndeshjet e kaluara per ne krahun e djathte te mbrojtjes, por trajneri Brdariç mesa duket ka vendosur qe neser ne ndeshjen ndaj Tiranes te ndryshoje.

Qe do te thote se ne mungese te kapitenit Gurishta te skualifikuar per arsye kartonash, kete here nuk do te luaje Arsid Kruja ashtu siç ka luajtur ne 2-3 here te tjera.

“Shkodra Sport” meson se gjate seances se sotme, numri 1 i pankines shkodrane ka vendosur ne kete pozicion Abdurrahman Fangajn. Ai eshte vendi i tij i preferuar ne te cilin ka luajtur per 5 sezone rradhazi tek ekipi i Laçit.

Megjithate ne ndeshjet e kaluara ai nuk eshte preferuar nga stafi sepse forma e tij nuk ishte ajo e duhura ngaqe vinte nga nje nderhyrje kirurgjikale qe kishte kryer ne gju.

Kjo do te thote se Fangaj do ta nise neser ndeshjen ndaj bardhebluve nga minuta e pare, ndersa Hakaj do te luaje ne te majte, ndersa ne qender do te jete dyshja Adili- Diagne./SHKODRA-SPORT.COM/